Nuk gabon Barça, Leo Messi shkëlqeu me dy gola
Nuk gabon Barcelona. Të besuarit e Ronald Koeman kanë siguruar pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur 5-2 Getafen.
Në këtë mbrëmje shkëlqeu Lionel Messi, me dy gola.
Barça e nisi mirë takimin, në minutën e tetë Lionel Messi shënoi për 1-0, por pas katër minutave, Clement Lenglet u gjend në vendin e gabuar dhe e dërgoi topin në portën e tij, për 1-1.
Ishte nata edhe e autogolave, pasi në atë të 28-të, Sofian Chakla bëri një gabim të pafalshëm, duke mos u koordinuar me portierin, dhe e dërgoi topin në portën e tij.
Këtu Barça u lehtësua dhe menjëherë, në atë të 34’, shënoi sërish Leo Messi, për 3-1, derisa në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola.
Fillimisht Enes Unal i Getafes shënoi për rezultatin 3-2, para se ne te 87, te shenoje Ronald Araujo per 4-2 dhe 93’ Griezmann për 5-2.
Me këtë fitore, Barça ka shkuar në kuotën e 68 pikëve, dy më pak se Reali dhe pesë më pak se Atletico, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
(Kosova Sot Online)