Koeman: “S’mund të ju tregojë nëse kam fol me Messin për të ardhmen”

  • S.A /
  • 23 April 2021 - 09:55
Koeman: “S’mund të ju tregojë nëse kam fol me Messin për të ardhmen”

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, shpreson që Lionel Messi të mbetet në “Camp Nou”. Leo shkëlqeu në fitoren 5-2 të Barçës kundër Huescas, duke shënuar dy gola. Ai është në vitin e fundit të kontratës dhe tani për tani ende s’ka diçka të re për rinovimin e saj.

Sido që të jetë, në krahasim me vitin e kaluar, ku Messi zyrtarisht shprehur dëshirën për t’u larguar, gjërat janë më qet tani, sidomos pas ardhjes së Joan Laportës në krye të klubit, i cili mund të ndikojë në vendimin e 33-vjeçarit.  “Nuk mund t’ju them nëse kam folur me Messin për të ardhmen e tij, vendimi i takon atij. Ne kemi nevojë për të dhe shpresoj të vazhdojë edhe për disa vite”, u shpreh Koeman. 

(Kosova Sot Online )