“Këpuca e Artë”, Messi e barazon Ronaldon – Lewandowski i paarritshëm

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 15:03
“Këpuca e Artë”, Messi e barazon Ronaldon – Lewandowski i paarritshëm

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi apo Robert Lewandowski – kush do të shpallet golashënuesi më i mirë këtë sezon?

Gara për “Këpucën e Artë”, për golashënuesin më të mirë për sezonin 2020/21 vazhdon të bëhet edhe më interesant.

Ani pse nuk po luan për shkak të një dëmtimi, Robert Lewandowski i Bayern Munich vazhdon të jetë në maje me 35 gola, pas një starti të furishëm të sezonit.

Pas tij renditet tani Lionel Messi, që me dy golat kundër Huescas, ka shkuar në kuotën e 25 finalizimeve dhe i kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për të synuar “Këpucën e Artë”, të cilën e ka fituar më shumë se çdo futbollist tjetër, pesë herë.

Messi e barazoi mbrëmë Cristiano Ronaldon, që gjithashtu numëron 25 gola në Serie A.

Pas tyre gjendet Andre Silva i Eintracht Frankfurt me 24 gola, derisa Erling Haaland i Borussia Dortmundit tani për tani renditet i pesti me 23 gola. Kylian Mbappe në pozitën e gjashtë me 23 gola, Karim Benzema në atë të shtatë me 21 gola, Harry Kane po ashtu me 21 gola në të tetin, derisa Romelu Lukaku me 21 finalizime dhe Gerard Moreno i Villarrealit me 20 gola e mbyllin top dhjetëshen.

(Kosova Sot Online)