Dybala s’mund të zgjedhë mes Messit dhe Ronaldos: “Leo në Juventus? E vështirë”

  • G.G /
  • 23 April 2021 - 15:32
Dybala s’mund të zgjedhë mes Messit dhe Ronaldos: “Leo në Juventus? E vështirë”

Në rënie e sipër, por debati se kush është më i miri, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, vazhdon.

Paulo Dybala është i radhës që është pyetur për diçka të tillë, i cili ka fatin të luajë me të dy; me njërin te Argjentina e me tjetrin te Juventusi.

Ai i vlerëson që të dy dhe e ka të vështirë të veçojë njërin prej tjetrit.

“Ka pasur zëra për transferimin e mundshëm të Messit në Juventus, por e dimë se është e vështirë, dhe e vështirë për të zgjedhur njërin mes tij dhe Cristianos”, u shpreh Dybala.

Ai më pas foli për CR7, i cili vazhdon të jetë i obsesionuar pas fitoreve dhe duket se ka nisur një garë se cili do të arrijë i pari shifrën e 100 golave me Juven.

“Jemi që të dy afër për të arritur 100 gola me Juventusin. Mua më duhet vetëm edhe një, ai edhe tri. Ai dëhsiron gjithmonë të fitojë, edhe në stërvitje e urren të humbasë dhe bëhet shumë nervoz për disa minuta nëse ndodh diçka e tillë”.

“Ai është i obsesionuar, dëshiron gjithmonë të fitojë, gjithmonë”.

Dybala aktualisht numëron 99 gola me Juven, Ronaldo 97. 

(Kosova Sot Online)