Ibrahimovic pas rinovimit: Milani është shtëpia ime, dua të qëndroj përgjithmonë

  • G.G /
  • 23 prill 2021 - 15:35
Ibrahimovic pas rinovimit: Milani është shtëpia ime, dua të qëndroj përgjithmonë

Tashmë është zyrtare, Zlatan Ibrahimovic ka rinovuar kontratën e tij me Milanin edhe për një tjetër sezon.

Marrëveshja ishte arritur prej kohësh, por mbrëmjen e së enjtes janë zgjidhur edhe detajet e fundit me Ibrën që ka hedhur firmën deri në përfundim të sezonit 2021/2022 me Milanin, me Zlatan që do të vazhdojë të luajë pothuajse deri në moshën 41-vjeçare me kuqezinjtë.

Paga e suedezit do të jetë thuajse e ngjashme me atë të këtij sezoni me Ibrahimovic që do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon.

39-vjeçari, pas rinovimit tha: “Jam shumë i lumtur, e prisja këtë ditë prej shumë kohësh”.

“Ajo që ka rëndësi është që do të jemi edhe një vit tjetër së bashku, diçka që e kam dashur shumë, pasi Milani është shtëpia ime”.

“Klubi, shokët e skuadrës, trajneri dhe tifozët, të gjithë më bëjnë të ndihem shumë mirë dhe nëse mund të qëndroj përgjatë gjithë jetës te Milani unë do ta bëja”.

Më pas Zlatan bëri një vlerësim edhe për trajnerin Stefano Pioli.

“Të punosh me të është shumë e thjeshtë. Ka mentalitetin e duhur dhe një kapacitet të madh për të motivuar skuadrën”.

Nga epoka e parë dhe tani, Ibrahimovic ka bërë 130 paraqitje me Milanin, ndeshje në të cilat ka realizuar dhe 83 gola.

(Kosova Sot Online)