Danilo: Kërcënime të pakëndshme nga UEFA, futbolli ka nevojë për ndryshime pas COVID

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 20:56
 Danilo: Kërcënime të pakëndshme nga UEFA, futbolli ka nevojë për ndryshime pas COVID

Mbrojtësi i Juventusit Danilo tha ‘ne kemi nevojë për ndryshime për të shpëtuar futbollin pas COVID’ dhe ndjeu që kërcënimet nga UEFA dhe FIFA ishin “të pakëndshme”.

Bianconerët u kthyen në aksion me një fitore 3-1 ndaj Parma, ndeshja e parë që nga njoftimi i Superligës të dielën e kaluar.

Juventusi mund të përballet me sanksione nga UEFA, që gjithashtu paralajmëroi lojtarët që do të merrnin pjesë në garën e ndarë do të ndalohen nga Kupa e Botës dhe Euro.

Danilo tha se nuk e di nëse Super League do të ishte alternativa e duhur, por beson se futbolli ‘ka nevojë për disa ndryshime’ pas pandemisë së koronavirusit.

“Unë mendoj se nëse 12 klubet e kanë pranuar këtë projekt të ri, kjo është për shkak se ata kanë parë që ka nevojë për disa ndryshime në futboll.

“Nuk e di nëse projekti i Superligës do të ishte i duhuri, por tani do të duhet të flasim të gjithë së bashku për të bërë disa ndryshime, gjithashtu për të shpëtuar futbollin.

“COVID ka prekur çdo aspekt të jetës dhe futbolli nuk është kursyer. Unë mendoj se nëse UEFA do të shqetësohej vërtet për lojtarët, ata nuk do të na bënin të udhëtonim kaq shumë në mes të një pandemie dhe ata nuk do të na bënin të luanim kaq shumë në këtë vit të vështirë.

“Për mua, si një futbollist, nuk ishte aspak e këndshme të kërcënohesha nga UEFA dhe FIF, tha Danilo.

(Kosova Sot Online)