Nuk ndalet Man City, transferon një tjetër talent brazilian

  • 24 April 2021 - 10:37
Nuk ndalet Man City, transferon një tjetër talent brazilian

Pas blerjes së Kayky, Manchester City është rrugës për të blerë edhe Metinhon. Manchester City ka arritur marrëveshjen me Fluminense për transferimin e 17-vjeçarit, Metinho, kështu thotë gazetari, Fabrizio Romano. Talenti me origjinë nga Kongo aktivizohet në mesfushë dhe ka treguar një nivel të lartë në vendin e tij.

Sipas Fabrizio Romano, City ka gjetur marrëveshjen për talentin për 5 milionë euro, plus bonuse, në varësi të ecurisë së Metinhos. 17-vjeçari do të firmosë kontratë për 5 vite dhe do të kalojë në huazim në Francë, në ekipin e Troyes, në ligën e dytë franceze.

(Kosova  Sot Online )