Për tri ditë, ekipet angleze do t’i bojkotojnë rrjetet sociale

  • A.P /
  • 24 April 2021 - 23:48
Për tri ditë, ekipet angleze do t’i bojkotojnë rrjetet sociale

Futbolli në Angli ka marrë vendim që të largohen nga rrjetet sociale për tre ditë.

Ky vendim është marrë për shkak të fyerjeve raciste që po marrin vazhdimisht lojtarët nëpërmjet këtyrëve rrjete sociale.

Ky bojkot do të fillojë nga 30 prilli e deri më 3 maj.

Bojkoti ka mbështetjen e një koalicioni grupesh, përfshirë Premier League, ligën e futbollit më të pasur dhe me profil të lartë në botë, por edhe federatën e futbollit të Anglisë; dy nivelet kryesore të futbollit për meshkuj dhe femra; arbitrat; sindikata e lojtarëve të vendit dhe të tjerët.

(Kosova Sot Online)