Interi luan sot për t’u afruar me titullin, Juventusi me Championsin

  • E.K /
  • 25 April 2021 - 11:31
 Interi luan sot për t’u afruar me titullin, Juventusi me Championsin

Interi dhe Juventusi i luajnë sot ndeshjet e tyre të javës së 33-të në Serie A.

“Nerazzurët” kërkojnë pikët e plota për t’u afruar shumë me titullin.

Ekipi i Contes përballë do ta ketë Veronan pa objektiv këtë sezon. Ata gjenden në mes të tabelës.

Në anën tjetër, Juventusi kërkon të mbes në katër vendet e para. Por, për ta bërë këtë duhet ta mposhtin në transfertë Fiorentinën.

“Viola” gjendet në vendin e 14-të dhe ende nuk e kanë siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian.

(Kosova Sot Online)