Milani synon ta rikthejë pozitën e dytë sonte

  • S.A /
  • 26 April 2021 - 14:41
Milani synon ta rikthejë pozitën e dytë sonte

“Rossoneri” i pret një punë mjaft e vështirë pasi do ta vizitojnë sonte Lazion, e cila po ashtu e synon një vend në Champions League. Milani ka shkuar me synime të qarta në Romë.
“Rossoneri” synojnë ta rikthejnë pozitën e dytë në tabelë, të cilën ua ka rrëmbyer përkohësisht Atalanta.

Por, për ta arritur këtë, Kuqezinjtë duhet ta kalojnë një pengesë të vështirë. Ata duhet ta mposhtin sonte Lazion në udhëtim, në ndeshjen kryesore të xhiros së 33-të në Serie A.

Milani vjen nga humbja në shtëpi nga Sassuolo, e cila e ka lënë 13 pikë prapa liderit, Inter.

Pasi lufta për titull tashmë ka marrë fund, skuadra e Stefano Piolit ndihet e rrezikuar edhe për të mbetur jashtë Championsit. Andaj, Milani do të tentojë t’i fitojë sa më shumë nga gjashtë ndeshjes sa i kanë mbetur deri në fund të sezonit. Në anën tjetër, Lazio po ashtu është në garë për Top 4 dhe do të mundohet t’i mbajë pikët në shtëpi sonte. “Biancocelesti” i kanë tetë pikë më pak se zona Champions, por edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Kjo ndeshje fillon në orën 20:45.
(Kosova  Sot Online )