Interi mund ta fitojë titullin në Serie A këtë fundjavë

  • S.A /
  • 26 April 2021 - 14:47
Interi mund ta fitojë titullin në Serie A këtë fundjavë

Interi do ta shpallet kampion i Italisë këtë fundjavë, nëse gjërat shkojnë në favor të zikaltërve dhe sipas planit.

Një javë thelbësore për Interin nis sonte me ndeshjen Lazios-Milan, pasi kjo mund t’iu ndihmojë zikaltërve ta fitojnë titullin këtë fundjavë.

Skuadra e Antonio Contes mund ta sigurojë titullin me një fitore kundër Crotones të shtunën.

Interi është i pari në tabelën e Serie A me 11 pikë më shumë se Atalanta në vendin e dytë dhe me 13 më shumë se Milani dhe Juventusit në vendin e tretë.

Por kuqezinjtë e kanë një ndeshje në dispozicion sonte kundër Lazios dhe duhet t’i fitojnë gjashtë pikë në dy ndeshjet e radhës, pra kundër Lazios dhe kundër Beneventos.

Nëse Milani s’i fiton gjashtë pikë në këto dy ndeshje dhe Atalanta barazon apo humbë kundër Sassuolos të dielën, atëherë një fitore kundër Crotones do t’i mjaftojë Interit për ta festuar titullin katër ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Ky do të ishte titulli i parë i Interit pas 11 vjetëve.

(Kosova Sot Online )