Mediat italiane për Ronaldon: Duket vetëm si një fantazmë në fushë, Ronaldo a je aty?

  • S.A /
  • 26 April 2021 - 16:22
Mediat italiane për Ronaldon: Duket vetëm si një fantazmë në fushë, Ronaldo a je aty?

Forma e tanishme e Cristiano Ronaldos është bërë shkak për shqetësim në Itali. Zemërimi i sulmuesit portugez pas ndeshjeve dhe pozita e Juventusit në tabelën e Serie A dhe forma e dobët e Ronaldos para portës janë bërë temë debati në mediat italiane. Ronaldo ka tri ndeshje pa shënuar gol, si dhe nuk e ka gjetur rrjetën e portës që nga ndeshja kundër Napolit më 7 prill. Që prej atëherë, ai është rrethuar vetëm nga ndjenja të këqija.

Ai po e përjeton ecurinë më të dobët para portës që prej sezonit të parë në Serie A. Në atë kohë, Ronaldo kishte munguar gjashtë ndeshje shkaku i një lëndimi dhe nuk i kishte bërë kurrë më shumë se gjashtë ndeshje pa gol. “Ekipi është i shthurur, pa stil, pa shpirt, dhe Cristiano është si fantazmë në fushë”, shkroi Corriere dell Sera të hënën, duke shtuar se ish-sulmuesi i Real Madridit duket pothuajse i pa interesuar për të luajtur. La Gazzetta dello Sport pyeti: “Cristiano, a je këtu?” Në minutën e 84-të në barazimin 1:1 me Fiorentinën të dielën, Ronaldo nuk ishte në gjendje ta fuste topin në portën e zbrazët nga afërsia, pas një harkimi të bukur nga Dejan Kulusevski. Edhe një herë tjetër, Ronaldo nuk u shfaq fare për Juventusin dhe u largua nga Firenca pa e bërë qoftë edhe një goditje në kornizën e portës. 

(Kosova Sot Online )