Leicesteri fiton dhe “blindon” vendin e tretë

  • A.P /
  • 26 April 2021 - 23:50
Leicesteri fiton dhe “blindon” vendin e tretë

Leicesteri ka shënuar fitore të madhe me përmbysje 2:1 ndaj Crystal Palace në kuadër të javës së 33-të në Premierligës.

Ishte fillimisht Wilfried Zaha i cili kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 12-të të ndeshjes.

Pjesa e dytë më pas i takoi Leicesterit. Castagne barazoi shifrat në minutën e 50-të pas asistimit të Iheanachos.

Ky i fundit shënoi golin e fitores më pas e cila i jep tri pikë të arta Leicesterit në garë për një vend në Champions League edicionin e ardhshëm.

Me këtë fitore, Leicester shkon në kuotën e 62 pikëve në vendin e tretë, katër më shumë se Chelsea i vendit të katërt. 


(Kosova Sot Online)