FFK nuk e zmbraps Ballkanin, qëndron prapa deklaratave për kurdisje

  • S.A /
  • 27 April 2021 - 13:21
FFK nuk e zmbraps Ballkanin, qëndron prapa deklaratave për kurdisje

As hapja e procedurës diciplinore nga FFK për ekipin suharekas, Ballkanin nuk e ka zmbraps këtë të fundit për të vazhduar t’i mbrojë deklaratatat për kurdisje të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.

Para dy ditëve, Ballkani shkroi një letër të hapur ku iu drejtua krerëve të vendit për siç po pretendojnë ata kurdisjet dhe dallaveret që po bëhen në Superligën e Kosovës.

 

Pas kësaj deklarate, Federata e Futbollit e Kosovës nisi procedurë diciplinore ndaj ekipit të Ballkanit.

“Inicim disiplinor ndaj FC Ballkani. Motivi: Në deklaratën publike ofendon dhe akuzon organet e FFK-së dhe klubet për kalkulime (manipulime) në ecurinë e ndeshjeve kampionale dhe për Kupë”, thuhej në vendimin e Komisionit të Garave. Por, suharekasit nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen. Ata sot lëshuan një tjetër deklaratë në lidhje me hapjen e procedurës diciplinore ndaj tyre.

Ata thanë se kanë kërkuar vetëm sensibilizim dhe drejtësi në elitën e futbollit kosovar.

Ky është reagimi i tyre i plotë:

REAGIM NDAJ INICIMIT DISIPLINOR

FC Ballkani, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, ku ka shprehur indinjatën e thellë për dukurit negative në futbollin elitar në Kosovë.

FC Ballkani, nuk ka bërë asgjë me tepër vetëm ka kërkuar sensibilizim dhe drejtësi për atë që po ngjanë në elitën e futbollit kosovarë.

FC Ballkani, asgjë nuk ka shpifur asgjë nuk ka devijuar asgjë nuk ka shtuar vetëm ka treguar realitetin, realitet ky që fatmirësisht po e flasin të gjithë,ekspert të sportit, analist sportiv, gazetar sportiv, por më kryesorja po e fletë hapur edhe simpatizuesit dhe dashamirë të sportit në gjithë Kosovën.

Të gjithë po i dini tashmë këto ndodhi kjo sepse janë sheshazi dhe shumë të dukshme prandaj nuk kalojnë pa u komentuar e reaguar nga të gjithë, lere më nga ne që jemi të dëmtuar direkt.

FFK, pas letrës së hapur të publikuar me datë 25.04.2021, menjëherë me datë 26.04.2021, ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit.

Shtrohet pyetja cili është misioni i FFK-së, sjellja e rendit dhe mbarëvajtjes së futbollit apo ndëshkimi i atyre që qesin në dritë të ndodhitë e këtij institucioni dhe disa klubeve që janë të afërta me të.

Nëse FFK, këtë e ka bërë për të na zmbrapsur apo për të na frikësuar që të heqim dorë nga e drejta dhe sensibilizimi ju themi se janë duke gabuar, misioni i tyre nuk është ky.

Ky vend ka Zot, ky vend duhet të kthehet nga e mbara, ky vend meriton me tepër, ky vend meriton të ndalet avazi i vjetër, gjërat pastaj natyrshëm do bien në vendin e tyre.

Jo matematika po futboll të vërtet!

(Kosova Sot Online )