Dallim i vogël në vlerë mes Realit dhe Chelseat

  • S.A /
  • 27 April 2021 - 13:32
Dallim i vogël në vlerë mes Realit dhe Chelseat

Real Madrid dhe Chelsea do të masin forcat me njëri-tjetrin në gjysmëfinalen e garës më prestigjioze evropiane, Champions League. “Los Blancos” janë në luftë në dy fronte, në La Liga dhe Champions League dhe po e kërkojnë me ngulm triumfin në të dyja frontet. Në anën tjetër, Chelsea i këndellur me Thomas Tuchelin do të kërkojë triumfin në Ligën e Kampionëve. “Blues” po tregojnë paraqitje fantastike nën drejtimin e teknikut gjerman dhe po synojnë trofeun e dytë të Ligës së Kampionëve.

Bazuar në sajtin e njohur, Transfermarkt, Chelsea ka vlerë më të madhe se Real Madridi. Vlera e ekipit londinez shkon në 779.8 milionë euro, ndërsa ajo e madrilenëve në 745.5 milionë. Lojtari më i vlefshëm i “Los Blancos” është Thibaut Courtois me 75 milionë euro, kurse te Chelse është Kai Havertz me 70 milionë. 

(Kosova Sot Online )