Guardiola: Me Neymarin, Barça do t’i kishte fituar tre trofe të Champions League

  • A.P /
  • 27 April 2021 - 18:55
Guardiola: Me Neymarin, Barça do t’i kishte fituar tre trofe të Champions League

Për Guardiolën s’ka pasur, nuk ka dhe vështirë që do të ketë sulm më të mirë në botë se sic ishte MSN e Barcelonës.

Në vitin 2017 u shpërbë sulmi i Barcelonës i përbërë nga Luis Suarez, Lionel Messi dhe Neymar.

Braziliani la Barçën për t’u transferuar te Paris Saint Germain për 222 milionë euro.

Me Neymarin, skuadrën e tij, Manchester City i Pep Guardiolës do të përballet të mërkurën në Ligën e Kampionëve dhe për të treguar se me çfarë lojtari kanë të bëjnë, ai tha: “Nëse Neymar do kishte qëndruar, Barcelona do kishte fituar edhe dy apo tre Champions League të tjera”.

“Ai, Messi dhe Suarez janë sulmi më i mirë që kam parë ndonjëherë”.

“Është kënaqësi ta shoh Neymar të luajë në fushë. Ai i lë të gjithë pa fjalë. Unë e admiroj atë”. 

Neymar është i gatshëm për lojë dhe do të startojë kundër Manchester City. 

(Kosova Sot Online)