Guardiola: “Kundër PSG-së do të veprojë sikur Cruyff më 1992”

  • A.P /
  • 27 April 2021 - 19:04
Guardiola: “Kundër PSG-së do të veprojë sikur Cruyff më 1992”

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

City do të udhëtojë në Francë për t’u përballur me Paris Saint Germainin në ndeshjen e parë gjysmëfinale, para se të zhvillojnë atë të kthimit në Angli, në stadiumin ‘Etihad’.

Ish trajneri i Bayern Munich dhe Barcelonës, e di se do të përballet me një skuadër të talentuar, duke veçuar Neymarin dhe Kylian Mbappen. Por, ai duket se ka një plan për të triumfuar dhe për të arritur në finale, finale për të cilën ka shpenzuar aq shumë Manchester City, por ende nuk është realizuar.

“Në vitin 1992 Cruyff na tha të zbrisnim në fushë dhe të kënaqeshim. Unë nuk do ua them këtë lojtarëve të mi, por ata e dinë se duhet ta shijojnë këtë moment. Është fat i madh të jesh mes 4 skuadrave më të mira në kontinent. U shpreh Guardiola.

“Ne kemi nisur të bëjmë gjërat e duhura në Evropë. Ne nuk jemi ende në majë, por jemi në rrugën e duhur. Pak herë kam qenë më i lumtur se këtë herë. Thyerja e tabusë së çerekfinaleve ka zgjatur shumë, thuajse pesë vite. Tani duket sikur ekipi më ka hequr një barrë”.

“Për të tjerët është normale që luajnë gjysmëfinale të Champions League, për ne është e jashtëzakonshme. Gjithmonë kam menduar se nuk ka asnjë strategji për të ndalur talentin e sulmuesve të PSG, por kam një strategji për të minimizuar PSG në tërësi”.

“Është kënaqësi ta shoh Neymar të luajë në fushë. Ai i lë të gjithë pa fjalë. Unë e admiroj atë”.

“Do mundohemi ta mbajmë topin sa mundemi. Nuk e mendojmë aspak barazimin për ndeshjen e nesërme. Duam ta fitojmë atë betejë dhe asgjë tjetër”.

Fituesi i duelit City-PSG, në finale do të përballet me fituesin që do të dali nga dueli Real Madrid-Chelsea. 

(Kosova Sot Online)