Uruguai do ta kishte fituar dy herë Kupën e Botës me Messin, thotë ish-ylli uruguaian

  • S.A /
  • 28 April 2021 - 09:28
Uruguai do ta kishte fituar dy herë Kupën e Botës me Messin, thotë ish-ylli uruguaian

Ish-kapiteni i Uruguait, Diego Lugano, beson se sikur Lionel Messi të ishte i lindur në brigjet veriore të Rio de La Plata, Uruguai do ta kishte fituar Kupën e Botës dy herë radhazi. Messi ka garuar në katër Botërorë për Argjentinën, duke rënë një herë në 1/8 e finales, dy herë në çerekfinale dhe, në vitin 2014, në finale pas një beteje të gjatë kundër Gjermanisë. 

Por sikur ai t’i kishte yjet e përkushtuara dhe të egërsuara të Uruguait pas vetes, thotë Lugano, historia do të ishte ndryshe.“Nëse Messi do të kishte luajtur për Uruguain në Kupën e Botës më 2010, ne do ta kishim fituar trofeun”, tha Lugano, i cili i ka bërë 95 paraqitje për Uruguain si një qendërmbrojtës i njohur për ndërhyrje të vrazhda, para se t’i varte këpucët në gozhdë pas Botërorit të Brazilit më 2014.

“Dhe nëse Messi do të ishte uruguaian në Brazil dhe Luis Suarez nuk do të ishte përjashtuar, ne do ta kishim fituar edhe atë Botëror”, theksoi Lugano para studentëve në shkollën e gazetarisë në Buenos Aires. 

(Kosova Sot Online )