“Oferta e PSG-së për Messin? S’më intereson, ai duhet ta mbyllë karrierën në Barça”

  • S.A /
  • 28 April 2021 - 16:32
“Oferta e PSG-së për Messin? S’më intereson, ai duhet ta mbyllë karrierën në Barça”

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, i ka dërguar një tjetër mesazh Lionel Messit. Ai ka deklaruar se Leo duhet të mbyllë karrierën në klubin ku është rritur dhe ku ka fituar e thyer gjithçka, që sot, mban epitetin e më të mirit në botë. Koeman u pyet për ofertën e PSG-së dhe dëshirën e tyre për ta pasur në Paris, por holandezi s’do t’ia di. Gjatë ditës së djeshme, gazetari që zbuloi për dëshirën e Messit që të largohet nga Barcelona në vitin 2020, Marcelo Bechler, zbuloi edhe ofertën joshëse të PSG-së; tri vite kontratë dhe miliona euro në sezon.

“Oferta e PSG për Messin? Nuk më intereson, sepse së pari, nuk e di nëse është e vërtetë. Dhe së dyti, shpresoj të vazhdojë me ne”, u shpreh Koeman. “Karriera e tij duhet të mbyllet këtu sepse ka qenë këtu gjithë jetën e tij”. “Nuk më interesojnë lajmet e publikuara, të paktën sot jo”, shtoi ai mes tjerash në konferencë për media para ndeshjes me Granadën, e mbetur në kuadër të La Ligës.

(Kosova Sot Online )