Zbulohen detaje nga takimi i Jorge Messit dhe Barcelonës për të ardhmen e Leos

  • S.A /
  • 29 April 2021 - 10:11
Zbulohen detaje nga takimi i Jorge Messit dhe Barcelonës për të ardhmen e Leos

Duket se Lionel Messi ka vendosur të qëndrojë në Barcelonë, pasi bisedimet mes babait dhe menaxherit i tij, Jorge, dhe klubit, kanë nisur tashmë, megjithëse ende jo zyrtarisht. Marrëveshja e Messit me Barçën mbaron më 30 qershor të kësaj vere dhe deri tani nuk ka pasur ndonjë lajm se ai do ta vazhdojë qëndrimin në Camp Nou. Por ka pasur shume thashetheme se 33-vjeçari do të largohet gjatë kësaj vere, sepse mund ta bëjë një gjë të tillë si lojtar i lirë dhe veçanërisht pasi verën e kaluar e kërkoi largimin me ngulm. Tani, sipas TV3, Jorge Messi, babai dhe menaxheri i lojtarit, është takuar me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, për të diskutuar për të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Sipas televizionit spanjoll, Jorge dhe Laporta kanë treguar shenja se të dy janë për një marrëveshje që Messi të vazhdojë të jetë njeri i vetëm një klubi. Laporta nuk i ka bërë ende ofertë Messit, pasi dëshiron të presë dhe të shohë gjendjen e llogarisë së klubit së pari. Por qëndrimi i Messit në Camp Nou nuk varet nga kushtet financiare sa varet nga kushtet sportive.c Messi kërkon projekt fitues në fushë në vend të pagës së lartë.

(Kosova Sot Online )