Artetën e gëzon humbja 2-1 në Europa League

  • S.A /
  • 30 April 2021 - 11:19
Artetën e gëzon humbja 2-1 në Europa League

Arsenali ka humbur 2-1 në Spanjë në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Europa League. ‘Topçinjtë’ nuk arritën të thyejnë Villarrealin që në shtëpi, bëri paraqitje fantastike për 90 minuta dhe priten edhe 90 minuta tjera të zjarrta në Londër. Sido që të jetë, për trajnerin, Mikel Arteta, është humbje pozitive.

 Ai beson se rezultati 2-1 e lë shumë të hapur ndeshjen dhe se Arsenali ka mundësi reale për t’u kualifikuar në finale të Europa League.

“Nuk erdhëm këtu për të humbur, por, duke parë si shkoi ndeshja, na duhet ta pranojmë rezultatin e fushës. Ndoshta ishte rezultati më i mirë që mund të merrnim në një humbje. Ishte një ndeshje me dy fytyra”, u shpreh Arteta.

“Në pjesën e dytë luajtëm ashtu siç dimë ne, ndërsa në pjesën e parë nuk ishim vetvetja. Nuk krijuam raste për gol, na mungoi rrezikshmëria, ndërsa në pjesën e dytë ndryshuam për mirë. Humbëm një rast të mirë për të barazuar rezultatin me anë të Aubameyang”. “Gjithsesi, unë kam besim të madh për ndeshjen e kthimit. Kemi mundësinë për të fituar dhe për t’u kualifikuar në finale”. 

(Kosova Sot Online )