“Nëse Ramos do të ishte argjentinas, Messi do ta kishte fituar një Kupë Bote”

  • A.P /
  • 30 April 2021 - 21:29
“Nëse Ramos do të ishte argjentinas, Messi do ta kishte fituar një Kupë Bote”

Një nga zhgënjimet më të mëdha të Lionel Messit është humbja në Kupën e Botës 2014, por Oscar Ruggeri beson se ylli i Barcelonës do ta kishte atë trofe të çmuar nëse do ta kishte bashkëlojtar qendërmbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramosin.

Ish mbrojtësi i Boca Juniors, i cili fitoi 97 ndeshje për Argjentinën, beson se ekipit i mungonte një lojtar i kalibrit të Ramosit.

“Argjentina dhe Messi, me Ramos do të thotë një Kupë Botërore,” i tha Ruggeri ESPN. “Ai [Ramos] është një përbindësh.

“Nëse Argjentina do të kishte Ramos në mbrojtje, ata do të ishin kampionë të botës.

“Do të doja të kisha një lojtar si Ramos në ekipin tim kombëtar. Nëse do të kishim një lojtar si Ramos sot, do të ishim pretendentë për çdo Kupë të Botës.

“Ne kishim mbrojtës të mirë qendrorë por jo më të mirët e të gjitha kohërave. Ramos është më i miri. Do të kishte qenë mirë nëse ai do të ishte Argjentinas. Ai është më i mirë se unë, numri një. Ai është mbi të gjithë” – u shpreh Ruggeri.

Messi do ta ketë edhe një mundësi të fundit në vitin 2022 për ta fituar Kupën e Botës, trofeu që po i mungon argjentinasit.

(Kosova Sot Online)