Milani e kërkon kualifikimin në Ligë të Kampionëve për ta blerë Tomorin
Milani ka përparësi në një lëvizje të përhershme për të huazuarin nga Chelsea, Fikayo Tomori, por do t’i duhet një vend në Champions League për të financuar lëvizjen.
Tuttosport pretendon se Tomori, i cili u kritikua shumë nga media italiane pas humbjes ndaj Lazios, është në krye të listës së Rossonerëve për afatin kalimtar veror.
Por gazeta pretendon se çmimi prej 28 milionë euro do të rezultojë i kushtueshëm për kuqezinjtë, nëse ata kalojnë një sezon tjetër jashtë Champions League.
Milani aktualisht është në një betejë me katër skuadra tjera për një nga tri vendet e mbetura në garën prestigjioze. Ata aktualisht kanë pikë të barabarta me Napolin dhe Juventusin, me pesë ndeshje të mbetura.
Mbrojtësi anglez u transferua në formë huazimi në Milano dimrin e kaluar dhe ka luajtur 12 ndeshje në Serie A që nga bashkimi me gjigandët e Serie A.
(Kosova Sot Online)
