Raiola: “Reali mund ta blejë Haalandin, mund të luajë me Mbappen në Madrid”

  • S.A /
  • 01 May 2021 - 10:31
Raiola: “Reali mund ta blejë Haalandin, mund të luajë me Mbappen në Madrid”

Mino Raiola ka dhënë një intervistë të gjatë për AS ku ka folur për shumë tema, në veçanti për të ardhmen e Erling Haaland, që ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane. Ai beson se Reali ka shanse për ta afruar Haalandin, ashtu si Barcelona e shumë klube tjera. 

Atë nuk e shqetëson fakti se Reali e ka prioritet Mbappen, sipas të cilit, mund ta marrë edhe Haalandin – “ata mund të luajnë së bashku”. A mund ta përballojë Madridi Haalandin? “A mund ta përballojë nuk e di, sepse nuk i kam studiuar financat tuaja. Por besoj se po. Unë mendoj se të gjithë mund ta përballojnë atë. Por pyetja është tjetër: a mund të përballojë Madridi të mos blejë Haalandin? Dhe Barça?”.

Madridi duket se synon këtë verë Mbappén.

“Problemi me klubet e mëdha është ky. Mbappé ka një vit më shumë në kontratën e tij. PSG mund të bëjë dy gjëra. Ose çfarë bëri Borussia me Lewandowskin vite më parë, duke mos e shitur atë dhe duke e lënë të lirë, për diçka që duhet të kesh shumë guxim, ose ata mund ta shesin atë tani. Varet nga klubi, futbollisti…”

Por e ardhmja e Haaland, nëse duhet të jetë në Real Madrid, varet pak nga Mbappé.

“E ardhmja e një futbollisti nuk varet kurrë nga një futbollist tjetër. Varet nga vetvetja. Duhet ta dini se në klubet e mëdha Messi dhe Neymar luajtën së bashku, ose Ronaldinho me të mëdhenjtë e tjerë. Po Haaland mund të luajë me dhe pa Mbappen. Futbollistët e mëdhenj mund të luajë gjithmonë së bashku”. 

(Kosova Sot Online )