Kroos tallet me Vasquezin: “Nuk e dua, faleminderit”

  • S.A /
  • 01 May 2021 - 12:11
Kroos tallet me Vasquezin: “Nuk e dua, faleminderit”

Loja shpërblyese “Giveaway” në Instagram është kthyer në një “epidemi” globale dhe nuk kishin sesi shpëtonin as futbollistët, që gjithashtu kanë miliona ndjekës në rrjetet sociale. Lucas Vasquez, i dëmtuar prej javësh, ka gjetur kohë të shpërblejë fansat e tij në Instagram për faktin se ka arritur 10 milionë ndjekës. Ai ka konfirmuar se do të dhurojë 10 fanella me autografin e tij dhe këtë e ka publikuar në Instagram.Menjeherë, ai është vërshuar me komente nga tifozë nga e gjithë bota.

Por, ajo që ka rënë në sy është komenti i Toni Kroos, shoku i skuadrës te Reali. “Nuk e dua fanellën tënde. Faleminderit”, i ka komentuar Kroos. Natyrisht, është me shaka sepse Kroos dhe Vasquez, përveç në fushë, janë miq të mirë edhe jashtë saj. Atij i kanë komentuar shumë shokë, përfshirë edhe Vinicius, që shkroi: “Unë e dua një”.

(Kosova Sot Online )