Pochettino: Jemi duke bërë të pamundurën që Mbappe të qëndrojë

  • S.A /
  • 01 May 2021 - 12:16
Pochettino: Jemi duke bërë të pamundurën që Mbappe të qëndrojë

Qëndrimi i Kylian Mbappes është prioriteti numër një për Paris Saint Germainin këtë verë, ashtu si rinovimi i kontratës së Neymar Junior.

Mauricio Pochettino, trajneri i PSG-së, ka thënë se klubi është duke bërë gjithçka që Mbappe, që ka kontratë deri më 2022, të rinovojë edhe për shumë vite me klubin francez.

Lojtari kërkohet me ngulm nga Real Madridi, me Florentino Perez që publikisht gjithmonë e ka shprehur dëshirën për 22-vjeçarin që shihet si pasardhësi i Cristiano Ronaldos.

“Jemi duke bërë të pamundurën që ai të qëndrojë edhe për shumë vite”, u përgjigj të premten Pochettino. 

(Kosova Sot Online )