Sugjerimi i Raiolës per Real Madridin, shkëmbimi Hazard-Pogba

  • S.A /
  • 01 May 2021 - 12:19
Sugjerimi i Raiolës per Real Madridin, shkëmbimi Hazard-Pogba

Mino Raiola ka dhënë një intervistë të gjatë për AS ku ka folur për shumë tema, në veçanti për të ardhmen e Erling Haaland, që ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane. Ai gjithashtu ka folur edhe për Paul Pogbën. Dikur, Pogba publikisht kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Unitedi dhe për të luajtur në Real Madrid, por kjo nuk ndodhi asnjëherë.

Agjenti i tij thotë se sot, është e vështirë që klubet e mëdha të merren vesh sepse asnjëra nuk duan të privohen nga më të mirët. Përse Pogba nuk është në Madrid?

“Këtë pyetje duhet t’ia bëni Madridit. Sot është shumë e vështirë që United dhe Madrid të kuptohen për një transferim të madh, sepse klubet e mëdha nuk duan t’i shesin lojtarët më të mirë një tjetër klubi të madh. Nuk do të gënjej, për Pogbën të luajë në Madrid gjithmonë ka qenë diçka që e ka tërhequr, po ashtu edhe për shkak të Zidanit. Është idhulli i tij”, tha Raiola.

A është e mundshme edhe sot?

“Nuk e di. Mendoj se asgjë nuk është e pamundur, por në futboll gjithçka varet ditë pas dite. Duhet të mendohen të gjitha mundësitë, Shembull, nëse nesër Reali dëshiron të bëjë një shkëmbim Hazard-Pogba? Nëse pajtohen të katër palët, pse jo?”.

(Kosova Sot Online  )