Nuk ndalen Flaka Loxha dhe Muminoviq, të tjera fitore në Zagreb

  • G.G /
  • 01 May 2021 - 14:10
Nuk ndalen Flaka Loxha dhe Muminoviq, të tjera fitore në Zagreb

Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq kanë triumfuar edhe nw luftërat e dyta në European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Flaka Loxha e ka nisur me fitore aventurën në Zagreb.

Ajo rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në atë të dytë e mundi britaniken, Stephani, Walker.

Ajo në rrethin tjetër do të ketë punë me Daniele Badura.

Në anën tjetër, Erza Muminoviq është kualifikuar në çerekfinale në European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Ajo e eliminoi që në rrethin e parë spanjollen, Patricia Martin Gallardo, kurse në të dytën u përball me rumunen, Elena Stere. Edhe në këtë luftë, Erza fitoi me ippon.

Në çerekfinale, ajo do të përballet me italianen, Kenye Perna.

(Kosova Sot Online)