Flaka Loxha mposhtet në çerekfinale, e kërkon të bronztën përmes repesazhit

  • G.G /
  • 01 May 2021 - 16:58
Flaka Loxha mposhtet në çerekfinale, e kërkon të bronztën përmes repesazhit

Flaka Loxha është mposhtur në çerekfinale të European Open që po mbahet në Zabreb të Kroacisë.

Loxha e cila po garon në kategorinë deri në 57 kilogramë pati punë me xhudisten holandeze, Pleuni Cornelisse, duke u mposhtur me një pikë.

Kështu, xhudistja kosovare do të kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, teksa do të takohet me xhudisten nga Portugalia, Wilsa Gomes.

Paraprakisht, Loxha kishte mposhtur Stephanie Walkers në raundin e dytë, ndërsa të parin e kishte kaluar pa luftë. 

(Kosova Sot Online)