Hakimi zbulon përse u largua nga Real Madridi

  • S.A /
  • 03 May 2021 - 11:41
Hakimi zbulon përse u largua nga Real Madridi

Achraf Hakimi ka zbuluar se u largua nga Real Madridi para një viti për shkak klubi kishte vendosur ta shiste, duke këmbëngulur se dëshira e tij ishte të qëndronte në Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi i djathtë maroken iu bashkua Interit verën e kaluar për 40 milionë euro, pasi paraprakisht kishte fituar përvojë në huazim te Borussia Dortmund.

Ai e fitoi titullin e parë në Serie A me Interin qysh në sezonin e parë në fanellën zikaltër.

I pyetur përse u largua nga Real Madridi, Hakimi zbuloi se ajo që ishte thënë në media për të nuk ishte aspak e vërtetë.

Reklamë

“Njerëzit thoshin se unë doja të luaja rregullisht, por jo nuk është e vërtetë. Madridi ishte shtëpia ime dhe kam dashur të rrija. Megjithatë, klubi vendosi ndryshe”, tha Hakimi.

“Ndieja se isha i gatshëm për ta kryer detyrën, por kishte telashe ekonomike për shkak të pandemisë dhe unë duhej të largohesha”, shtoi ai.

Duke folur për titullin e kampionit të Italisë me Interin, Hakimi theksoi: “E shikova ndeshjen Sassuolo-Atalanta. Ky është një titull i rëndësishëm për ne.”

“Të gjithë po e prisnim rezultatin e ndeshjes së Atalantës. Mendoj se sezoni im i parë në Itali ka qenë shumë pozitiv”.

(kosova Sot Online )