Daniele Orsato do ta gjykojë ndeshjen Chelsea-Real Madrid

  • S.A /
  • 03 May 2021 - 13:49
Daniele Orsato do ta gjykojë ndeshjen Chelsea-Real Madrid

UEFA e ka caktuar Daniele Orsaton si gjyqtar kryesor për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes Chelseat dhe Real Madridit. Chelsea e pret Real Madridit të mërkurën në orën 21:00 në Stamford Bridge.

Të kaltrit e Londrës siguruan rezultat pozitiv 1:1 nga ndeshja e parë në Madrid javën e kaluar.

Alessandro Giallatini dhe Fabiano Preti do të jenë ndihmësit e Orsatos, derisa Massimiliano Irrati do të jetë në dhomën e VAR-it. Davide Massa do të jetë gjyqtar i katërt. Orsato u shpall gjyqtari më i mirë në botë në vitin 2020 dhe i ka gjykuar katër ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë sezon. 45-vjeçari nuk e ka gjykuar asnjë ndeshje të Real Madridit këtë sezon.

(Kosova Sot Online  )