Messi shtron drekë në shtëpinë e tij për bashkëlojtarët

  • A.P /
  • 03 May 2021 - 16:57
Messi shtron drekë në shtëpinë e tij për bashkëlojtarët

Lionel Messi ka shtruar drekë në shtëpinë e tij për gjithë ekipin e Barcelonës, raporton gazeta spanjolle, Sport.

Kjo ndodhi për ta festuar fitoren e mbrëmshme ndaj Valencias dhe për t’u përgatitur për pjesën e fundit të kampionatit, teksa në fundjavë e presin Atletico Madridin.

Skuadra katalonase është më e bashkuar se kurrë dhe po kërkon ta fitojë titullin e La Ligas, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

Barcelona duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe të shpresojë në gabimin e Real Madridit për t’u shpallur kampion i La Ligas.

Katalonasit veçse e kanë fituar një trofe këtë sezon, atë të Kupës së Mbretit ndaj Athletic Bilbaos.

(Kosova Sot Online)