Zbulohet fanella e tretë e Milanit për sezonin e ri

  • S.A /
  • 04 May 2021 - 09:16
Zbulohet fanella e tretë e Milanit për sezonin e ri

Zbulohet fanella e tretë e Milanit për sezonin e ri. Footy Headlines e ka zbuluar fanellën e tretë të Milanit për sezonin e ri 2021/22, një veshje e zezë që buron nga dizajni global i kompanisë Puma.

Ajo do të përmbajë dy vija të trasha të kuqe në gjoks, midis të cilave ndodhet emri i klubit “AC Milan”. Mbi gjoks midis saj do të qëndrojë logoja e Pumas.

 Milani do ta vishte këtë fanellë në ndeshjet si mysafir dhe shumë më rrallë sesa dy fanellat e para që nuk janë zbuluar ende. Kuqezinjtë ëndërrojnë të paraqitet edhe në Ligën e Kampionëve, pasi me katër ndeshje të mbetura këtë sezon në Serie A, janë buzë kualifikimit. 

(Kosova Sot Online )