Vojvoda reagon pas golit të parë me Torinon

  • S.A /
  • 04 May 2021 - 13:26
Vojvoda reagon pas golit të parë me Torinon

Torino dje arriti fitore të madhe në luftë për mbijetesë ndaj Parmës me rezultat minimal 1:0.

Ishte Mërgim Vojvoda që shënoi golin e fitores në minutën e 63-të dhe njëherit të parin për klubin italian.

Pas këtij goli, ka ardhur edhe reagimi i futbollistit kosovar.

“Çfarë kënaqësie të shënosh golin tim të parë për Torinon. Le të vazhdojmë. Elhamdulilah” – shkroi Vojvoda në profilin e tij në Facebook.

 

https://www.facebook.com/mergimvojvoda27/posts/229194635684303

(Kosova Sot Online )