Sytë kah derbi i Anamoravës, Prishtina e Ballkani favoritë

  • S.A /
  • 04 May 2021 - 15:18
Sytë kah derbi i Anamoravës, Prishtina e Ballkani favoritë

Gjilani do të mundohet t’i prishë punë Dritës në garën e saj për titull, shpresojnë Prishtina e Ballkani

Superliga e futbollit vazhdon me orar të ngjeshur.

Këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 33-të të ligës elitare.

Pa dyshim, vëmendja e të gjithëve do të jetë e kthyer kah Gjilani, ku do të zhvillohet Derbi i Anamoravës.

Gjilani nuk ka ambicie, por do të mundohet t’i prishë punë rivalit lokal në luftën e tij për titull të kampionit, 

Sa herë që luajnë këto dy skuadra pritet një përballje e madhe, pa marrë parasysh objektivat që i kanë.

Andaj, edhe të mërkurën na pret një ndeshje e “nxehtë” në mes të “Skifterave” me “Intelektualët”.

Dritës i nevojitet gjithsesi fitorja për të mbetur në garë për titull të kampionit.

Në të kundërtën, kampioni aktual do të mbetej prapa.

Kjo pasi liderja e re, Prishtina llogarit në fitore ndaj Besës në udhëtim.

Me këtë rast, Bardhekaltrit duan ta ruajnë primatin, mundësisht deri në fund të sezonit.

Tri pikët i kërkon edhe Ballkani, i cili e pret Arbërinë.

Edhe pse ekipit nga Dobraja e Lipjanit i duhen pikët e shpëtimit, therandasit s’guxojnë të lëshojnë më pikë nëse e duan titullin.

Feronikeli – Trepça ’89 do të jetë duel direkt për mbijetesë.

Në sfidën e fundit, Drenica i do pikët e qetësisë me Llapin. 

Image

(Kosova Sot Online )