Messi shtroi drekë për bashkëlojtarët, La Liga nis hetimet

  • 04 May 2021 - 15:24
Messi shtroi drekë për bashkëlojtarët, La Liga nis hetimet

Messi shtroi drekë për bashkëlojtarët, La Liga nis hetimet

Messi dje shtroi drekë për bashkëlojtarët në shtëpinë e tij, për ta festuar fitoren ndaj Valencias dhe për t’u bashkuar para sfidës tejet të rëndësishme ndaj Atletico Madridit.

Por, La Liga sot ka nisur hetimet ndaj lojtarëve të Barcelonës për drekën e djeshme, njofton ESPN.

Kjo pasi po dyshohet që ata kanë thyer rregullat ndaj koronavirusit duke u mbledhur shumë persona në një vend. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i La Ligës në lidhje me këtë rast. 

 

(Kosova Sot Online )