Mbappe nuk do të startojë sonte ndaj Cityt, mbetet në stol

  • A.P /
  • 04 May 2021 - 17:38
Mbappe nuk do të startojë sonte ndaj Cityt, mbetet në stol

Kylian Mbappe nuk do të jetë në gjendje të startojë në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Champions Leagues ndaj Manchester Cityt.

Gazetari i njohur i RMC SPORT, Mohamed Bouhafsi e konfirmoi lajmin se Mbappe do ta nisë takimin nga banka rezervë.

Skuadra parisiene do të tentojë ta përmbys rezultatin nga ndeshja e parë.

Por, tani përveç që luan në terren të huaj, nuk do të mund të llogarisë nga fillimi në lojtarin e tyre kryesor.

(Kosova Sot Online)