Gattuso i detyruar t’i besojë Rrahmanit, mbrojtësi rezulton pozitiv me COVID-19

  • A.P /
  • 04 May 2021 - 22:32
Gattuso i detyruar t’i besojë Rrahmanit, mbrojtësi rezulton pozitiv me COVID-19

Amir Rrahmani ka shansin të luajë më shumë te Napoli. Pas dëmtimit të të senegalezit Koulibaly, Nikola Maksimovic është testuar pozitiv për COVID-19.

Napoli humb një tjetër pjesë të rëndësishme në pjesën finale të sezonit.

Pas dëmtimit të të senegalezit Kalidou Koulibaly, Nikola Maksimovic ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar në Twitter vet Napoli.

“Pas raundit të zakonshëm të tamponëve të kryer këtë mëngjes për anëtarët e ekipit, rezultoi me Koronavirus Nikolla Maksimovic. Lojtari është asimptomatik dhe do ta vijojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij”.

Kështu, tani në qendë të mbrojtjes, Gattuso i ka vetëm dy futbollist, Manolas dhe Rrahmani, të cilët do të startojnë në shumicën e ndeshjeve të mbetura në Serie A.

Napoli humbi futbollistët në pjesën më të rëndësishme të sezonit, pasi po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve,

Aktualisht, ekipi i Gattusos gjendet në pozitën e pestë me 67 pikë, vetëm dy më pak se Atalanta në pozitën e dytë, Juventus në të tretë dhe Milani në të katër, që kanë nga 69 pikë katër ndeshje para fundit të sezonit. 


(Kosova Sot Online)