“F*ck you” – Lojtarët e PSG-së ankohen se gjyqtari holandez i shau

  • S.A /
  • 05 May 2021 - 09:37
“F*ck you” – Lojtarët e PSG-së ankohen se gjyqtari holandez i shau

Lojtarët e Paris Saint-Germain janë ankuar se gjyqtari holandez Bjorn Kuipers i fyeu ata gjatë humbjes së skuadrës së tyre kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve. Manchester City e arriti finalen e parë në historinë e klubit, me rezultat të përgjithshëm 4:1 pas dy ndeshjeve, pasi Riyad Mahrez shënoi dy herë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Etihad të martën. Gjakrat u nxehën shumë kah fundi i ndeshjes dhe Angel Di Maria u përjashtua nga loja me karton të kuq pas një ndërhyrjeje josportive ndaj Fernandinhos.

Kjo e tensionoi edhe më shumë situatën dhe lojtarët e të dy skuadrave u përleshën para se Kuipers t’i qetësonte gjakrat.

“Gjyqtari i tha Leonardo Paredesit të ‘q*hej’, nëse ne do të thoshin një gjë të tillë, do të pezulloheshim me katër ndeshje”, tha Ander Herrera për RMC Sport pas ndeshjes.

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit nuk ishte i vetmi që u ankua, sepse një gjë të tillë e bëri edhe Marco Verratti. “Ai më tha mua ‘q*ju’ disa herë”, tha mesfushori italian për RMC Sport.

“Nëse unë them ‘q*ju’ pezullohem me 10 ndeshje. Natyrisht se unë flas shumë me gjyqtarin, por kurrë nuk them ‘q*ju’”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )