Lexoni edhe:
I dhanë fund romancës, çfarë ndodhi papritur mes Oriolës dhe Erosit?
Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, është mburrur me kabinetin e pasuruar me trofe të shumtë, por jo të gjithë kanë mbetur të mahnitur me numrin e madh të titujve që kiliani i ka fituar gjatë karrierës.
Njëri prej tyre ishte edhe ish-bashkëlojtari i tij te Barcelona, Gerard Pique, i cili e talli publikisht Vidalin.
Fitimi i titullit në Serie A nga Interi në fundjavë nënkupton se Vidal i ka fituar 12 tituj lige në 15 sezonet e fundit kudo që ka luajtur.
I dhanë fund romancës, çfarë ndodhi papritur mes Oriolës dhe Erosit?Lexoni edhe:
Ai e ndau këtë arritje në rrjetet sociale, duke i falënderuar ish-klubet dhe ish-bashkëlojtarët dhe bashkëlojtarët e tanishëm. “Shumë vite, shumë bashkëlojtarë, klube të mëdha dhe shumë tifozë, iu jam mirënjohës të gjithëve që kanë qenë me mua në secilën arritje”, shkroi Vidal.
Derisa shumë ndjekës e uruan Vidalin, Pique pati një mendim tjetër.
“Nëse luan kundër të dobëtëve… hajt në Ligën e Kampionëve” i shkroi Pique kilianit.
(Kosova Sot Online )