Ibrahimovic synon golin e parë kundër Juventusit në Allianz Stadium

  • S.A /
  • 05 May 2021 - 12:16
Ibrahimovic synon golin e parë kundër Juventusit në Allianz Stadium

Ibrahimovic synon golin e parë kundër Juventusit në Allianz Stadium. Zlatan Ibrahimovic do të kërkojë ta shënojë golin e parë në Allianz Stadiumin, kur Milani të përballet me Juventusin të dielën.

Ibrahimovic mungoi kur Milani i humbi dy ndeshje radhazi në Serie A, kundër Sassuolos dhe Lazios, por u rikthye titullar kur Milani e mundi Beneventos në ndeshjen e fundit.

39-vjeçari do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë Milanit kundër Juventusit këtë të diele në Allianz Stadium.

Juventusi dhe Milani kanë pikë të barabarta, 69, në top katërshe të Serie A dhe humbësi i këtij takimi mund të bjerë nga top katërshja, pasi Napoli është i pesti me vetëm dy pikë më pak.

Por Ibrahimovici kurrë nuk ka fituar apo shënuar gol në Allianz Stadium. Kuqezinjtë duhet patjetër të arrijë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje për ta vazhduar ëndrrën e kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Ibra nuk ishte në gjendje të përkryer fizike kundër Beneventos, por prania e tij në fushë tregoi se Milani është tjetër ekip me të.

Ai i ka shënuar 15 gola në 18 ndeshje në Serie A këtë sezon, por ka vuajtur nga një varg lëndimesh dhe lodhja.

(Kosova Sot Online )