“Më mirë në Romë sesa në Juventus apo Milan”

  • S.A /
  • 05 May 2021 - 12:21
“Më mirë në Romë sesa në Juventus apo Milan”

Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka thënë se është shumë më mirë që Jose Mourinho iu bashkua Romës dhe jo Juventusit apo Milanit. Materazzi  ishte pjesë e Interit të Mourinhos që e fitoi tripletën në sezonin 2009/10 dhe marrëdhëniet mes tij dhe portugezit vijojnë të jenë të fuqishme. Pronari i Man Unitedit refuzon t’iu kërkojë falje tifozëve për Superligën. Ish-qendërmbrojtësi italian beson se tifozët e Interit do ta kuptojnë përse Mourinho vendosi të bëhet trajner i Romës.

“Më mirë në Romë, sesa në Juve apo Milan. Do të isha befasuar më shumë sikur ai të shkonte në Juventus”, tha Materazzi për Gazzetta dello Sport. “Për tifozët e Interit do të kishte qenë shumë më keq nëse ai do të kishte shkuar në Juve apo Milan. Ai ka bërë shumë për Interin”, shtoi ai. Ai beson se Mourinho do të punojë shumë zellshëm për ta kthyer Romën në binarët e fitoreve. “Në Romë, ai do të bëjë gjithçka për t’i bërë të gjithë të punojnë së bashku dhe do të jetë në gjendje ta fitojë përkrahjen e njerëzve”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online )