Renditja në Superligë pas gabimit të Dritës dhe fitores së Prishtinës

  • A.P /
  • 05 May 2021 - 17:56
Renditja në Superligë pas gabimit të Dritës dhe fitores së Prishtinës

Janë mbyllur tri ndeshjet e para të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina ka bërë një hap para drejt titullit në Superligë, duke e mundur 3-0 në udhëtim Besën.

Në anën tjetër, Drita, rivali kryesor për titull, gaboi në derbi duke barazuar 1-1 me Gjilanin, çka do të thotë se tani ka mbetur 3 pikë prapa Prishtinës në garën për titull.

Gjatë ditës së sotme në kuadër të xhiros së 33-të, u zhvillua edhe një tjetër takim, për mbijetesë, mes Feronikelit dhe Trepçës ’89, ku triumfoi ekipi nga Drenasi 3-0.

(Kosova Sot Online)