Tifozët shpërthejnë ndaj Hazardit, i cili qeshi pas eliminimit të Real Madridit nga Championsi

  • S.A /
  • 06 May 2021 - 09:57
Tifozët shpërthejnë ndaj Hazardit, i cili qeshi pas eliminimit të Real Madridit nga Championsi

Duket se Eden Hazardit nuk është bërë vonë që skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe ai nuk qe në gjendje t’i ndihmojë ta arrijë finalen e madhe, megjithëse ishte 90 minuta në fushë.

Hazard është kritikuar ashpër nga tifozët e Real Madridit, pasi qeshi pa pushuar teksa u përshëndet me ish-bashkëlojtarët e vet, pas humbjes së Real Madridit 2:0 kundër Chelseat në gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve të mërkurën në Stamford Bridge.

Hazard, ish-futbollist i Chelseat, ishte titullar për Real Madridin, por nuk pati fije ndikimi dhe skuadra e tij u eliminua me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Pastaj, pas përfundimit të ndeshjes, ai i uroi ish-bashkëlojtarët e vet për fitoren dhe u duk shumë i ngazëllyer dhe plot buzëqeshje. Ky veprim i tij nuk është pritur aspak mirë në Madrid, pasi tifozët e Real Madridit në rrjetet sociale e kanë kritikuar ashpër belgun.

Madje edhe emisioni televiziv, El Chiringiuto, i cili është i afërt me klubin, i ka reaguar ashpër Hazardit në një video të postuar në Twitter

https://twitter.com/i/events/1390086649732796418?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1390107268058947584%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ftifozet-shperthejne-ndaj-hazardit-i-cili-qeshi-pas-eliminimit-te-real-madridit-nga-championsi%2F

(Kosova Sot Online )