Ballkani s’ka vend për gabime, po e ndjek titullin dhe Evropën

  • S.A /
  • 06 May 2021 - 12:49
Ballkani s’ka vend për gabime, po e ndjek titullin dhe Evropën

Therandasit synojnë fitore ndaj Arbërisë për të kaluar në pozitën e dytë dhe për të mbetur në hap me Prishtinën, në garën për titull të kampionit. Ballkani e ka një mundësi të mirë sot që të kalojë në pozitën e dytë në Superligën e futbollit. Kjo mundësi ekipit therandas i është dhënë pas barazimit të Dritës në Derbin e Anamoravës me Gjilanin. Andaj, ekipi nga Suhareka nuk ka më vend për gabime nëse dëshiron ta ruajë së paku vendin e dytë për të luajtur në garat evropiane.

Por, Ballkani me fitore ndaj Arbërisë do t’i afrohej në dy pikë edhe liderit Prishtina, e cila e mundi Besën 3:0. Pra, ekipi Portokalli është ende në garë për titull të kampionit. E për ta arritur këtë, duhet ta fitojë ndeshjen e sotme ndaj Arbërisë, por edhe tri duelet tjera deri në fund të sezonit. Në duelin tjetër të sotëm, Drenica e pret Llapin. Kuqezinjtë kanë nevojë për tri pikë për t’i ikur zonës së ekipeve të rrezikuara për të rënë nga liga. 

(Kosova Sot Online )