NBA: Utah Jazz rikthehet në binarë, e mund San Antonion

  • S.A /
  • 06 May 2021 - 14:13
NBA: Utah Jazz rikthehet në binarë, e mund San Antonion

Utah Jazz ka lënë pas mini-krizën e kaluar fund-muajin e kaluar, pasi ka arritur të triumfojë me rezultatin e thellë 126-94 ndaj San Antonio Spurs, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi dhe duke blinduar pozitat në vendin e parë të Konferencëns së Perëndimit. E udhëhequr nga Clarkson dhe Bogdanovic, Utah nuk vuri për asnjë moment në dyshim fitoren dhe fitoi me rezultat të thellë të tre fraksionet e para, duke i lejuar vetes një ulje të ritmit në pjesën e fundit të ndeshjes. 

E nëse Utah vijon të bëjë mirë, skuadra rivale për kreun në Konferencën e Perëndimit, Phoenixz Suns ka ndërpresë serinë prej 5 fitoresh radhazi, pasi është mposhtur me shifrat 135-103 në transfertën ndaj Atlanta Hawks.

Në “State Farm Arena” të Atlantës vendasit dominuan fraksionin e parë dhe dy të fundit, ndërsa Phoenix bëri shumë pak për të shmangur humbjen dhe forma e mirë e Booker, që preku shifrën e 30 pikëve, këtë herë nuk mjaftoi.

Është rikthyer te fitorja edhe Boston Celtics, që ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 96-132 në transfertën ndaj Orlando Magic. Wallker dhe Tatum ishin protagonistë për skuadrën e Bostonit, që nuk e vuri për asnjë moment në dyshim fitoren, pasi u shfaq superiore ndaj Magic në çdo fraksion të lojës.

Një nga sfidat më interesante të mbrëmjes ishte ajo e zhvilluar në “Fiserv Arena” të Milwaukee-t, ku Buck-sat vendas ia dolën të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 135-134 ndaj Washington Wizards.

Këta të fundit bënë mjaft mirë në fraksionin e parë dhe të katërt të ndeshjes, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Bradley Beal i Wizards ishte në formë spektakolare, pasi e mbylli ndeshjen me 42 pikë të shënuara, 4 topa të rikuperuar dhe tre asiste, që gjithsesi nuk i shërbyen për asgjë skuadrës nga Washingtoni.

Në sfidat e tjera të mbrëmjes, Portland Trail Blazers triumfuan me rezultatin e thellë 105-141 në transfertën ndaj Cleveland Cavaliers, ndërsa Houston Rockets u mposht me shifrat 115-135 nga Philadelphia 76ers./SS/

(Kosova Sot Online )