Di Canio refuzon t’i kërkojë falje Jose Mourinhos

  • G.G /
  • 06 May 2021 - 15:01
Di Canio refuzon t’i kërkojë falje Jose Mourinhos

Paulo Di Canio nuk dëshiron t’i kërkojë falje Jose Mouinhos, për komentet e bëra për të një audio-mesazh dërguar një miku, në të cilin e quajti portugezin si trajnerin më të dobët nga më të dobëtit.

Di Canio është ish-futbollist i Lazios dhe tani analist i futbollit në Sky Sport Italia. Ai njihet shumë mirë për si tip që nuk përmbahet aspak në kritika.

Emërimi i Mourinhos si trajner i Romës i habiti të gjithë por Di Canio ishte mbase i vetmi që e kundërshtoi fuqishëm atë.

Në audio-mesazhin e dërguar mikut të vet, ai dëgjohej duke thënë: “E kemi marrë më të dobëtin nga më të dobëtit”.

“E kuptoj se ju kishit nevojë për një emër të madh në këtë kohë, por është sikur ta kishit blerë një lojtar të mbaruar plotësisht. Mourinho thjeshti donte një punë për para, ai është shkarkuar tri herë në katër vjet, është përzënë nga çdo klub për shkak të paaftësive”, thotë Di Canio.

“Ai madje nuk luan as futboll, ai luan anti-futboll. Mund ta shijosh veten në disa konferenca për media, por më lejoni t’ju them se për ta ndërtuar një ekip, ai është më i dobëti që kemi mundur ta merrnit. Mourinho ishte trajneri im i parapëlqyer deri para shtatë vjetëve, edhe para Pep Guardiolës bile”, kishte theksuar ai.

Reagimi i Di Canios pas publikimit të audio-mesazhit

Në një intervistë me Cirroere dello Sport të enjten, Di Canio tha se audio ishte thjesht një pjesë e vogël nga një bisedë shumë e gjatë.

“Së pari, nuk kam pse t’i kërkoj falje askujt. Ishte bisedë private dhe unë bëj si t’ma dojë qejfi”, tha Di Canio.

“E dyta, audioja ishte pjesë e gjashtë apo shtatë mesazheve në të cilat unë thashë gjëra shumë pozitive për Mourinhon. Ishin qyqarë ata që e publikuan vetëm këtë pjesë”.

(Kosova Sot Online)