Kaka mezi po pret ta shikojë Milanin në Champions, shpresat i ka te Ibrahimovic

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 19:15
Kaka mezi po pret ta shikojë Milanin në Champions, shpresat i ka te Ibrahimovic

Milani është duke luftuar për një vend në Ligën e Kampionëve.

Katër xhiro para fundit të sezonit, lufta për të marrë pjesë në Champions League është shumë e madhe dhe Milani, tani duhet të përballet me Juventusin për të mos mbetur jashtë zonës së Ligës së Kampionëve.

Legjenda Kaka, i ka shpresat te Zlatan Ibrahimovic që do të vendosë në këtë derbi.

“Mezi po pres të shoh përsëri Milanin në Champions League. Mungon vetëm pak, teksa tani është radha e ndeshjes me Juventusin dhe Pirlon. Kuqezinjtë mund ta fitojnë këtë takim dhe kanë shumë shanse të rikthehen në Champions. E uroj me gjithë shpirt një gjë të tillë, e di që të njëjtën gjë dëshirojnë edhe tifozët e Milanit”, tha ai.

“Nëse luan Ibra, i takon atij të ndëshkojë Juventusin dhe t’i dhurojë Milanit fitoren. Këtë vit kam parë shumë ndeshje, duke përfituar edhe nga pandemia”. 

(Kosova Sot Online)