Hazard thyen heshtjen, kërkon falje

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 21:29
Hazard thyen heshtjen, kërkon falje

Eden Hazard më në fund ka vendosur të flasë.

Ai u bombardua me kritika nga të katërta anët pas veprimit, ku u shfaqë duke qeshur disa sekonda pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve.

Edhe njëherë, Hazard ka thënë se askush s’duhet të dyshojë në dëshirën që ai të luajë për Realin, derisa thotë se nuk ka bërë asgjë qëllimshëm.

“Më falni, kam lexuar shumë mendimin e të gjithëve lidhur me mua dhe asnjëherë nuk ka qenë qëllimi t’i ofendojë tifozët e Realit. Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të vija në Madrid dhe kam ardhur këtu për të fituar”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)