Babai i Courtois: “Ajo çfarë bëri Hazard ishte joprofesionale”

  • A.P /
  • 06 May 2021 - 23:45
Babai i Courtois: “Ajo çfarë bëri Hazard ishte joprofesionale”

Thierry Courtois, babai i portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois, ka folur për veprimin që bëri Eden Hazard të mërkurën mbrëma.

Eden Hazard u shfaqë duke qeshur disa sekonda pas eliminimit të Real Madridit nga Liga e Kampionëve nga Chelsea dhe për këtë u bombardua me kritika nga të katërta anët.

Thierry mendon se Hazard, pavarësisht se nuk ka pasur asgjë qëllimshëm, u tregua shumë jo profesionist.

“Realisht nuk është aspak e mençur ajo nga ana e Eden. Ndoshta nuk e ka menduar, por ato foto janë të dhimbshme për fansat. Nëse e shikon një lojtar duke qeshur në atë mënyrë dy minuta pas eliminimit…. është pak jo profesionale”, u shpreh ai.

Sido që të jetë, ai mendon se për Hazardin ekziston një tjetër tren, të ndihmojë Realin të fitojë La Ligën.

“Ende mund t’i jap një titull Realit në katër ndeshjet e mbetura, e gjithë pjesa tjetër mund të harrohet dhe falet. Kapiteni i Realit duhet të flas me të”. 

(Kosova Sot Online)